Triumfi ndaj Egnatias, Daja: Ndeshje shumë e vështirë, duhet të jesh i durueshëm
Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, analizoi triumfin 2 me 0 të arritur ndaj Egnatias. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për emisionin “Super Gol, ai deklaroi:

“Edhe sot ka qenë një ndeshje shumë e vështirë. Ka qenë një ndeshje e dominuar javën e kaluar në Vlorë. Sot ishte akoma më e vështirë. Vijmë nga një ngjeshje shumë e madhe e ndeshjeve. Ne të Kupës kemi 2 ndeshje më shumë.
Na mungonin Dita dhe Andrea, spostuam Ismailin dhe Beqjan, kemi pasur dhe mungesa të tjera, por këto ishin 2 pozicione, në qoftë se do i ndodhte ndonjë gjë Beqjas, kishim vetëm Meksin për ta zëvendësuar. Kemi bërë 2 aksione të shpejta me 2 kundërsulme. Kemi pasur 2-3 mundësi të tjera për ta çuar në 3 gola diferencë. Përballë kishim kampionët në fuqi, të fitosh me Egnatian, gjithmonë duhet të jesh i durueshëm dhe të japësh maksimumin. Kualitetin që kemi për momentin e kemi të limituar për shkak të dëmtimeve.
Kishim zgjedhur këtë manovër, sepse kishim parë që në 2 ndeshjet e fundit Egnatia kishte luajtur 3-5-2 me një ekran. Nuk duhej që në manovrën e sulmit të përplaseshim me të 5-tët e kundërshtarit.
Egnatia e ka të konsoliduar manovrën. Do të kishim vështirësi”, deklaroi Ilir Daja.
PANORAMASPORT.AL













