Trimërori ndërpret kontratën, sulmuesi lë Flamurtarin për klubin që do luajë në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2025 | 19:13

Trimërori ndërpret kontratën, sulmuesi lë Flamurtarin për klubin që do luajë në Europë

Trimëror Selimi do vazhdojë karrierën te Deçiq. Sulmuesi që ishte pjesë e Flamurtarit në edicionin e kaluar ka vendosur të ndajë rrugët me vlonjatët.

flamurtari

Selimi kishte edhe 1 vit të mbetur kontratë. 24-vjeçari do të ketë kështu mundësinë të luajë në Ligën e Konferencës me Deçiqin.

Klubi shqiptar i Malit të Zi përballet me Sileksin në turin e parë kualifikues. Për Selimin do të jetë eksperienca e parë në Malin e Zi, pasi më parë ka dhënë kontributin e tij vetëm në Kosovë.

Screenshot 2025-06-29 191300

PANORAMASPORT.AL