Tri humbje radhazi, të kuqtë e Partizanit kthehen në “errësirën” e 2020-ës
Fitorja në Kupë u duk sikur do ta ringjallte Partizanin dhe do ta kthente te rezultatet e mira edhe në kampionat, por duket se jo.

Foto/ F. Hazisllari
Ky Partizan është më “i sëmurë” se për tu shëruar me një fitore kundër Laçit. Në Elbasan skuadra u pa sërish në vështirësi sa i përket lojës dhe në fund edhe rezultati shkoi në disfavor.
Kjo ishte ndeshja e gjashtë radhazi ku Partizani nuk arrin të fitojë në kampionat. Radhitja është tri barazime kundër Dinamos, Laçit dhe Tiranës dhe tri humbe me Egnatian, Bylisin dhe Elbasanin.
Për të gjetur se kur ka qenë hera e fundit që Partizani ka pësuar tri humbje radhazi në kampionat duhet të mbërrinim në vitin 2020, kur skuadra drejtohej nga Adolfo Sormani. Seria niste me një derbi kundër Tiranës të humbur me shifrat 5-1 dhe vijonte me Teutën, Vllazninë, Skënderbeun dhe Kukësin.
PANORAMASPORT.AL













