Postuar: Shtator 28, 2025 | 8:22
Tre skuadra me pikë të barabarta zbresin në fushë, ja ndeshjet që mbyllin javën e 5-të në Superiore
Java e 5-të e Superiores do të mbyllet me dy duele që luhen në orën 19:00.

Flamurtari do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ku do të presë Egnatian. Vlonjatët do të kërkojnë fitoren e parë ndërsa rrogozhinasit duan vazhdimësinë.
Nga ana tjetër Vllaznia pret në “Loro Boriçi” Vorën. Dy skuadra me pikë të barabarta. Javën e shkuar shkodranët u ndalën nga Teuta ndërsa vorakët fituan me Flamurtarin.
NDESHJET E SOTME
FLAMURTARI-EGNATIA ORA 19:00
VLLAZNIA-VORA ORA 19:00
PANORAMASPORT.AL













