Tre raste për penallti, ja moviola e Bylis-Vllaznia (VIDEO)
Takimi pati tre raste për moviolë, që kishin të bënin me penallti të pretenduara. Përpos pretendimeve duket që gjyqtarët vepruan drejt.

11′ Bylisi pretendon për penallti. Jukaj ndërhyn në zonë ndaj Sanogos. Vendimi ndryshon nga VAR, që e konsideron pozicion të parregullt. I dyshimtë ky vendim që ngjall protesta te vendasit. (VIDEO)
26′ Kapiteni Marku në tentativë për të larguar topin në zonë, shkakton edhe faull ndaj Bismark dhe gjyqtari akordon penallti. Vendim i pranueshëm nga palët dhe pa diskutime. (VIDEO)
44’ Prekje topi me dorë nga Sala në zonën e Vllaznisë. Gjyqtari Dishani i vendosur, nuk akordon penallti për Bylisin. Protesta nga ekipi i Josës. Nga përsëritjet e aksionet del se lojtari shkodran e prek topin me dorën e djathtë, por që ishte jo e hapur. Vendim që kërkon interpretim, por nga përsëritjet dukej i drejtë. (VIDEO) + (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













