Tre afrikanë për mesfushën, por Partizani nuk e mbyll me kaq
Partizani ka shtuar një tjetër element në skuadër. Mesfushori Arafat Doumbia është afrimi më i fundit i të kuqve, ndërsa firmosi dje në Kompleksin Partizani. Ky është përforcimi i tretë për repartin e mesfushës gjatë kësaj vere, pas prezantimeve të Hjumen dhe Nondit.
Në rastin e Nondit, dëmtimi i pësuar do ta mbajë disa muaj larg fushave. Trajneri Mladen Milinkoviç do të ketë në dispozicion një opsion më shumë për qendrën e mesfushës. Partizani ka synuar deri tani të sjellë lojtarë me karakteristika të ndryshme, për të forcuar balancën dhe për të rritur konkurrencën në skuadër. Merkato e Partizanit ka qenë e mbushur me lëvizje. Përveç Doumbias, që tashmë u zyrtarizua, këtë verë janë afruar Skuka, Isgandarli, Martinez, Garsia, Da Silva, Hjumen dhe Nondi.
Përforcimet kanë mbuluar çdo repart, nga mbrojtja deri te sulmi, duke treguar qartë idenë për të ndërtuar një skuadër pa asnjë mangësi. Pritshmëritë për Doumbian lidhen me eksperiencën që ai duke qenë 20 vjeç. Milinkoviç tashmë ka më shumë mundësi zgjedhjeje.
Ky është gjithashtu lojtari i radhës afrikan që bashkohet me Partizanin, ndërsa shembujt e mëparshëm me Matondon dhe Maget kanë rezultuar të suksesshëm. Merkato ndërkohë mbetet ende e hapur. Doumbia pritet të jetë një nga afrimet që do të shtojë edhe më tepër konkurrencën në mesfushën e Partizanit.
PANORAMASPORT.AL













