Transferim nga Superiorja në La Liga, klubi konfirmon interesimin e bujshëm për talentin e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2025 | 14:41

Transferim nga Superiorja në La Liga, klubi konfirmon interesimin e bujshëm për talentin e skuadrës

Bylis ka konfirmuar një lajm të bujshëm për Oforin. Futbollisti i talentuar i ballshiotëve është pranë transferimit në La Liga.

bandicam 2025-05-14 14-39-28-740

Mesfushori është edhe pjesë e Ganës U-20 ku mban shiritin e kapitenit. Te Bylisi u afrua në verën e kaluar duke rezultuar transferimi i duhur.

Ballshiotët njoftojnë se dy klube të njohura në elitën e futbollit spanjoll janë të interesuara. Ofori ndërkohë ka luajtur 18 ndeshje si titullar këtë sezon, ndërsa në 6 të tjera është aktivizuar nga stoli.

Njoftimi i Bylisit: 

“FK BYLIS njofton se është pranë transferimit të bujshëm të mesfushorit të talentuar ganez, 20-vjeçarit MC Carthy Ofori, i cili së shpejti pritet që të zyrtarizohet në kampionatin elitar të Spanjës, ku ka interesim nga dy klube të njohura.

Ofori, ka qenë i grumbulluar me përfaqësuesen U-20 të Ganës këtë periudhë, ku si kapiten i skuadrës ka qenë edhe titullar. Puna e mirë e klubit tonë me promovimin e talenteve ka qenë dhe do të mbetet prioritet…

Në vijim do t’u bëjmë të ditura edhe detajet më të hollësishme rreth transferimit të lojtarit, një nga elementëve më premtues të klubit tonë në sezonin që sapo u mbyll”.

Screenshot 2025-05-14 144449

PANORAMASPORT.AL