TRAJNERI I VITIT/ Kampion dhe dominues, Edlir Tetova mbi të tjerët në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2025 | 18:15

TRAJNERI I VITIT/ Kampion dhe dominues, Edlir Tetova mbi të tjerët në Superiore

Egnatia ka fituar për herë të dytë radhazi titullin kampion të Shqipërisë, duke dominuar sezonin 2024–2025 dhe duke e finalizuar me një fitore spektakolare 4-0 ndaj Vllaznisë në finalen e “Final 4”.

Edlir Tetova

Nën drejtimin e Edlir Tetovës, rrogozhinasit kanë dhuruar një tjetër sezon të jashtëzakonshëm, duke konfirmuar statusin si skuadra më e fortë e momentit në Superiore.

Për këto arritje, “Panorama Sport” ka shpallur Edlir Tetovën si “Trajnerin e Vitit”, një vlerësim më se i merituar për drejtuesin që ka transformuar Egnatian në një model suksesi dhe stabiliteti.

Edhe pse e mbyllën kampionatin në vendin e parë, ata e dëshmuan diçka të tillë edhe në fazën “Final 4”, ku fituan bindshëm në finale. Tashmë, Tetova duhet të tregojë veten e tij në ndeshjet e Europës.

PANORAMASPORT.AL