Tradhti te Milani? Del në dritë plani sekret i Igli Tares, foli me trajnerin e ri që do pasonte Alegrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2026 | 22:55

Tradhti te Milani? Del në dritë plani sekret i Igli Tares, foli me trajnerin e ri që do pasonte Alegrin

Igli Tare u shkarkua nga Milani në fillimin e javës. Bashkë me të edhe dy drejtuesit e tjerë, Monkada e Forlan, si edhe trajneri Alegri.

tare ibra alegri

Prapaskenat që po zbulohen tregojnë se Tare po punonte për sezonin e ri, madje drejtori sportiv duket i tradhtuar nga Milani. Kështu vetëm Alegri mund të thuhet se e kishte të mbyllur aventurën me kuqezinjtë, pavarësisht si përfundonte ndeshja me Kaljarin.

Mateo Moreto tregon se Tare foli me Andoni Iraolan në javën e kaluar. Ky i fundit qëndron si dëshira e madhe e Milanit për të zëvendësuar Alegrin.

Po ashtu me Iraolan folën edhe Furlani me Monkadan. Më pas u mbajt takimi me anëtarë të tjerë të menaxhmentit të Milanit. Spanjolli nuk e konsideron Milanin si zgjedhje të parë.

Iraola është i zhgënjyer për mënyrën si klubi italian administrohet. Kjo u vërejt edhe nga shkarkimi i Tares me një vendim të menjëhershëm, pasi klubi dështoi të kthehet në Champions.

PANORAMASPORT.AL