Postuar: Korrik 24, 2025 | 20:59
Tjetër “rrufe” në qiell të hapur, drejtori zyrtarizon largimin nga Partizani
Sokol Haxhia ka konfirmuar lajmin ekskluzivisht të “Panorama Sport”. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale ai shkruan se nuk do të jetë më drejtori teknik i Partizanit.

“Ka qenë një nder dhe përgjegjësi e madhe të kontribuoja gjatë kësaj periudhe në zhvillimin e Partizanit. E lë me krenari që dhash më të mirën time për këtë klub historik. Faleminderit të gjjithëve ju që më mbështetët në këtë rrugëtim. Futbolli vazhdon… gjithmonë me pasion”, shkruan Haxhia.
PANORAMASPORT.AL













