Tirana “zyrtarizon” spastrimet duke e nisur me kapitenin, nuk pret janarin dhe zhduk të gjithë lojtarët e padëshiruar
Klubi i Tiranës duket se e ka nisur “operacionin fshesa” pa pritur merkaton e janarit. Vendimi i fundit i trajnerit Nuhiji e bën të qartë drejtimin që ka marrë klubi sa u përket disa prej emrave të afruar me shumë bujë në merkato, por që nuk kanë sjellë rezultate që priteshin.

Kësisoj në sfidën kundër Teutës, janë pasqyruar në protokollin e ndeshjes të gjithë largimet nga bardheblutë të lojtarëve që nuk janë më pjesë e planeve të klubit.
Lista nis me kapitenin Dembele, i cili nuk ishte as në stol për duelin, për të vazhduar me një tjetër lojtar që ka mbajtur një peshë të madhe në këto sezone, spanjollin Soler. Në protokoll mungojnë edhe lojtarë të tjerë si Valerianos, Paradinjo, Abah, Mensah, Fernandez e Patsatsia, të cilët janë larguar nga kryeqyteti ose do ta bëjnë një gjë të tillë në vijim pasi nuk cilësohen më pjesë e projektit bardheblu.
PANORAMASPORT.AL













