Postuar: Nëntor 25, 2025 | 23:50
Tirana rikthehet fuqishëm në merkato, transferon futbollistin që u ble për 200 mijë euro në Rumani
Tirana ndodhet në vendin e fundit në tabelën e Superiores me 7 pikë të grumbulluara në 12 javë.
Kryeqytetasve iu nevojitet ndërhyrje e menjëhershme në merkato për ti shpëtuar rënies nga kategoria. Duket se bardheblutë do të bëjnë një lëvizje për të afruar një mbrojtës të majtë.
Portali “Sportmania”, raporton se bëhet fjalë për Basilio Ndong i cili në 2023 u ble nga ekipi rumun Kraiova për 200 mijë euro nga ekipi Start i Norvegjisë.
Gjatë periudhës 2017-2020 luajti për Shkupin ku drejtor sportiv ishte Omer Bunjaku, i cili tani është i Tiranës. Është vetë Bunjaku që ka arritur akordin me futbollistin nga Guinea.
PANORAMASPORT.AL













