Tirana në momentin kyç të sezonit, tre derbi radhazi për bardheblutë në 7 ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2026 | 20:45

Tirana në momentin kyç të sezonit, tre derbi radhazi për bardheblutë në 7 ditë

Tirana po përgatitet për një javë mjaft sfiduese, që mund të vendosë shumë për sezonin e saj. Nga data 7 shkurt deri më 15 shkurt, bardheblutë do të luajnë tre takime derbi në vetëm shtatë ditë. një ritëm që mund të quhet “7 ditë ferri” për skuadrën kryeqytetase.

tirana

Faza intensive nis më 7 shkurt, kur Tirana do të përballet me Dinamon për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Kjo ndeshje vjen në një moment vendimtar dhe pritet të jetë e mbushur me tension dhe rivalitet tradicional.

Më 11 shkurt, bardheblutë do të presin në “Selman Stërmasi” “nëndetësen” për një sfidë të rëndësishme në kampionat. Një test i ri për durimin dhe performancën e ekipit, ku çdo pikë do të ketë peshë të madhe për renditjen. Kurse më 15 shkurt, Tirana do të përballet me Partizanin në derbin e madh të kryeqytetit.

Një sfidë klasike që zakonisht vendos jo vetëm rezultatet, por edhe moralin e skuadrës dhe atmosferën mes tifozëve. Ky cikël trendeshjesh në vetëm një javë do të jetë një provë e madhe për rezistencën fizike dhe mentale të bardhebluve.

PANORAMASPORT.AL