Tirana fiton 3-1 ndaj Kamzës, shënojnë Malaj, Gërçaliu e Lika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2015 | 20:37

Tirana fiton 3-1 ndaj Kamzës, shënojnë Malaj, Gërçaliu e Lika

tir

Tirana – Kamza 3-1
Golat:
Malaj 28′, Gerxhaliu 44′, Lika 46′ / Ymeri 80′.
Formacioni startues i Tiranës: Frasheri, Bulku, Pashaj, Gerxhaliu, Smajli, Sefa, Teqja, Malaj, Hoxhallari, Lika, Fukui. Trajner: Sh. Muça.

Tirana ka mundur sot 3-1 në miqësore Kamzën në kompleksin “Skënder Halili”.

Për ekipin e Muçës fillimisht ka shënuar Malaj me nje devijim brenda zonës duke hapur serinë e golave e më pas Gerxhaliu dhe Lika dy gola të tjerë duke e cuar ndeshjen në 3-0. Në fundin e takimit ishte Ymeri që ka ngushtuar shifrat në 3-1 duke vulosur përfundimisht takimin.

Në pjesën e dytë janë aktivizuar të gjithë lojtarët që kanë qenë të gatshëm për trajnerin Shkëlqim Muça. Takimi i radhës miqësor për bardheblutë është parashikuar të zhvillohet, të premten ku do të ndeshen me skuadrën e Apolonisë.