Tirana e gjen zgjidhjen e telasheve jashtë, koloni me 13 “të huaj”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2025 | 22:39

Tirana e gjen zgjidhjen e telasheve jashtë, koloni me 13 “të huaj”

Tirana ka zgjedhur të ndërtojë një grup ndërkombëtar për sezonin e ri, duke grumbulluar plot 13 lojtarë të huaj në organikën e saj.

523458685_18519175309054962_4969060334538568678_n

Duke ndjekur një politikë të qartë afrimesh, klubi bardheblu ka sjellë futbollistë nga vende të ndryshme si Argjentina, Kameruni, Franca, Greqia, Gjeorgjia, Izraeli, Brazili apo edhe nga diaspora shqiptare.

Tirana shpreson që me këtë grup të ndërkombëtarizuar të arrijë objektivat e sezonit, por mbetet për t’u parë nëse ndonjëri prej tyre do të arrijë të shkëlqejë mjaftueshëm për të fituar një transferim jashtë kampionatit shqiptar.

TË HUAJT E TIRANËS
MAHAMADU DEMBELE
GEORGIOS VALERIANOS
QËNDRIM ISMAJLI
LUÇIANO VERA
HENRY MARKU
RAFAEL SOSA
IAN SOLER
SERGE TABEKU
TSOTNE PATSATSIA
ABEL ABAH
EMANUEL ERNEST
ETIENNE TARE
ELITON ZHUNIOR

PANORAMASPORT.AL