Postuar: Gusht 4, 2015 | 20:45
Tifozët bëjnë ironi me stadiumin
Teksa kemi hyrë në muajin gusht dhe starti i kampionatit po afron, në Librazhd ende nuk është lëvizur asgjë në lidhje me stadiumin aq të përfolur të këtij qyteti.
Kryetari i ri Kastriot Gurra, s’ka pak ditë që ka bërë betimin si kryetar bashkie dhe ende nuk është hedhur në “aksion” për rikonstruksionin e stadiumit.
Por, tifozët nuk harrojnë dhe shfaqen në rrjetet sociale me ironitë e tyre, por jo ndaj kryetarit të bashkisë, por ndaj koordinatorit të Sopotit, që shpesh ka trumbetuar ndërtimin e një stadiumi modern në Librazhd. Në sinkron të premtimeve në ajër të Bahitit dhe projekteve që veç në letrat ekzistojnë, tifozët kanë ironizuar me deklaratat dhe premtimet që janë bërë.
Përgatiti: Ledion Qoshku













