Teuta bëhet gati për Kupën, Maçolli: Ndeshja e parë vendos bazat e kualifikimit
Në prag të ndeshjes të së martës ndaj Egnatias, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, mesfushori i Teutës, Xhoele Maçolli ka folur për përgatitjet e skuadrës, rëndësinë e këtij takimi dhe objektivat e durrsakëve në këtë kompeticion.

Të martën përballeni me Egnatian në Kupë. Sa gati është Teuta për këtë sfidë?
Skuadra është e përqendruar dhe e motivuar. Kemi punuar mirë gjatë ditëve të fundit dhe jemi gati të japim maksimumin në fushë.
Çfarë e bën këtë ndeshje të veçantë për ju si mesfushor?
Ndeshjet e Kupës kanë gjithmonë një rëndësi të veçantë, sepse janë vendimtare. Si mesfushor kam përgjegjësi të madhe për ekuilibrin dhe ritmin e lojës.
Si e vlerësoni kundërshtarin, Egnatian?
Është një skuadër e fortë dhe e organizuar mirë, por ne jemi përgatitur për ta përballuar dhe për të nxjerrë lojën tonë.
Sa e rëndësishme është ndeshja e parë në një përballje me dy takime?
Është shumë e rëndësishme, sepse vendos bazat për kualifikimin. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të zgjuar nga ana taktike.
Ku mendoni se do të vendoset fati i kësaj ndeshjeje?
Detajet do të bëjnë diferencën. Përqendrimi, disiplina dhe dëshira për fitore do të jenë vendimtare.
Çfarë prisni nga bashkëlojtarët tuaj në fushë?
Pres maksimumin nga secili. Jemi një grup i bashkuar dhe besojmë shumë te njëri-tjetri.
Një mesazh për tifozët e Teutës para ndeshjes së së martës?
I ftojmë të jenë pranë nesh dhe të na mbështesin fort. Me ndihmën e tyre, gjithçka bëhet më e lehtë.
ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL













