Testi i parë i vërtetë para Europës, Vllaznia mposhtet nga skuadra që luan në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2025 | 21:34

Testi i parë i vërtetë para Europës, Vllaznia mposhtet nga skuadra që luan në Ligën e Konferencës

Vllaznia ka luajtur sot miqësoren e parë të vërtetë si pjesë të përgatitjeve për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës. Dhe kundërshtari ka qenë po një skuadër e cila merr pjesë në të njëjtin turne, Deçiçi i Tuzit.

ewrewrewrerwewrrwe

Në ndeshjen e zhvilluar pikërisht në Tuz, shkodranët janë mundur me shifrat 1-0, edhe pse kanë krijuar një lojë më të mirë, teksa kanë kërkuar me ngulm golin e avantazhit, duke shpërdoruar raste të mira sidomos në pjesën e parë ku u aktivizuan lojtarët titullarë.

Në të dytën, Martini bëri zëvendësime duke aktivizuar lojtarët e stolit dhe të rinjtë që i janë bashkuar ekipit të parë për këtë sezon. Por në momentin më të mirë të shkodranëve, erdhi goli i Deçiçit, që rezistoi deri në fund të sfidës, për të shënuar kësisoj suksesin minimal të skuadrës vendase.

PANORAMASPORT.AL