Telashe në horizont për Armando Brojën, trajneri merr vendimin e rëndë për sulmuesin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2026 | 20:13

Telashe në horizont për Armando Brojën, trajneri merr vendimin e rëndë për sulmuesin e Kombëtares

Nuk ka qetësi për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare duket se do të jetë i detyruar të nisë gjithçka nga e para për të fituar besimin e trajnerit Skot Parker pas vendimit që ky i fundit ka marrë sot.

broja

Në sfidën kundër Kristal Palas, sulmuesi i Kombëtares shqiptare jo vetëm nuk ishte në formacionin e ekipit të Bërnlit, por as në stolin e rezervave. Një vendim që vjen pasi Broja ka humbur në javët e fundit vendin si titullar, ndërsa edhe në minutat që ishte aktivizuar me ekipin e tij, nuk kishte lënë gjurmë ashtu siç pritej.

Kjo është një situatë e cila padyshim do të krijojë vështirësi edhe në vijimin e sezonit për sulmuesin i cili duhet të rifitojë vendin në hierarkinë brenda ekipit, duke shfrytëzuar çdo moment që i jepet një mundësi, në një periudhë kur klubi po përballet me një krizë rezultatesh dhe është kandidat kryesor për të rëndë nga kategoria.

PANORAMASPORT.AL