“Të mendoja dhe lutesha çdo ditë për ty”/ Mesazhet prekëse të miqve për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2021 | 21:10

“Të mendoja dhe lutesha çdo ditë për ty”/ Mesazhet prekëse të miqve për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare, ish-futbollisti i Pogradecit, Spartak Elmazi.

spartakelmazi

Miq të tij kanë shprehur mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të 34-vjeçarit. Ish-futbollisti Roland Peqini, me të cilin Elmazi ka pasur miqësi prej vitesh, i ka kushtuar një mesazh prekës në rrjete sociale.

”Të mendoja dhe lutesha çdo ditë për ty vëllai im. Ishte i vetmi që mund ti besoja gjërat e mia. Do më mungosh shumë vëlla. Të qoftë dheu i lehtë o më i miri” – shkruan Peqini.

Një tjetër mik i 34-vjeçarit, Orges Gava shkruan: Inshallah në xhenet vlla.

spartakelmazi (2)spartakelmazi (1)

PANORAMASPORT.AL