“Të marrim përgjegjësi duke filluar nga unë”, Dobi i pakënaqur me ndalesën e Teutës: Na befasoi goli i shpejtë
Trajneri i Teutës, Enkelejd Dobi, ka pranuar se skuadra e tij nuk kishte qenë në maksimumin e saj ndaj Tiranës në barazimin 1-1.

“Statistikat flasin vetë, normale që jo po çalojmë, por nuk po marrim vendimet e duhura. Janë tre barazimet rresht, me Elbasanin dy shtylla, prapë sot na mohoi. Nuk e nisëm ndeshjen mirë, nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, të jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Kush është arsyeja do e analizojmë. Do e marr unë përgjegjësinë, ndoshta ekipi nuk e interpretoi si duhet, por mendoj se çaluam për të krijuar situata që gjatë javës jemi munduar në stërvitje. E dinim që do ishte e vështirë se luanim me ekip që nuk ka çfarë humb, është derbi me Tiranën, analizën do e bëjmë me avash. Por sot ndoshta nuk ishte dita jonë me mirë, duhet ta pranojmë. Edhe golin e morëm shumë lehtë, na kanë dhënë vlera për mënyrën si interpretojmë balancën, kurse sot kemi bërë shumë gabime që nuk kanë ndodhur përpara. Por duhet të jemi të vetëdijshëm që duhet të jesh më kërkues gjithsecili që në këto momente të vështira duhet të japësh diçka më shumë. Nga unë i pari, duhet të japim 5-10% më shumë, të jemi më kërkues. Kanë mbetur dy ndeshje, që sot folëm me djemtë, duhet që nga nesër të marrë secili përgjegjësitë që i takon, i pari unë. Të kthehemi te loja, identiteti e personaliteti që kemi treguar në ndeshjet e mëparshme.
Sot ishte ekuilibri, në momentin që sulmojmë nuk ishte i balancuar siç duhet, do bëjmë analizën më të saktë në vijim, por e pranova që nuk ishin vetvetja. Kjo krijonte shqetësim për mënyrën se si interpretuam, dinim të bënim shkallëzime, me vendosmëri. Sot nuk funksionoi, e pranuam, nuk ishte dita jonë më e mirë, duhet ta pranojmë që ndodhin ndeshje të tilla. Duhet të reflektojmë kush janë arsyet, do të jemi më të zgjuar. E prisnim Tiranën në kundërsulm, por ndonjëherë nëse nuk interpretohet siç duhet, të krijon probleme.
Kishim probleme të ekuilibrit, kur sulmonin e na dilnim në kundërsulm nuk ishim të ekuilibruar. Janë ndoshta edhe zgjedhjet, por nuk jam që të gjej justifikimin që na mungoi dikush. Edhe ekipeve të mëdha po t’u ikin 2-3 lojtarë ka probleme, por këto janë mundësi për ata që janë në grup, të tregojnë vlerat, janë pjesë e jona. Por mendoj se nuk interpretuam siç donim, siç kishim dëshirë, si kemi punuar gjithë javës. Ndonëse kishim kontrollin, Tirana ishte e rrezikshme në kundërsulme, kemi bërë shumë gabime në pasime në metrat e fundit, nuk ishim të ekuilibruar në fazat e ndryshme kishim probleme që duhet të analizojmë e marrim masat për ndeshjet në vazhdim.
Asnjëherë nuk e mendoj më të thjeshtë. Ndonjëherë ndodh, nuk duhet të ndodhë, nuk ishte momenti. Tani të marrim masat e përgjegjësitë, unë i kisha zgjedhur për krijimtari, duke i futur në fushë, kemi luajtur me katër sulmues. Por kjo ndoshta na kushtoi që të mos kishim ekuilibër. Por mendoj që nëse Arifi do shënonte, ndeshja mund të merrte vazhdim tjetër. Ne reaguam, po nuk kishim guximin, ekuilibrin, të matur dhe të ishim të drejtë me zgjedhjet që bënim. Nuk krijuam raste, kishim raste si kishte edhe Tirana, por detajet bëjnë ndryshimin. Goli i shpejtë ndoshta na futi në mendime, nuk e pritnim, ajo na befasoi. Duhej të reagonte ndryshe ekipi”, tha Dobi për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













