Te Dinamo “fërkojnë duart”, në raundin e dytë të Ligës së Konferencës do të përballen me kundërshtarin që Partizani i shënoi 5 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2025 | 20:53

Te Dinamo “fërkojnë duart”, në raundin e dytë të Ligës së Konferencës do të përballen me kundërshtarin që Partizani i shënoi 5 gola

Dinamo e Ilir Dajës ka mësuar edhe kundërshtarin më të cilin do të përballet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Blutë e kryeqytetit do të masin forcën me skuadrën nga Andorra, Atletik Eskaldes, që mbrëmjen e sotme eliminoi luksemburgasit e Dudelanxh.  

eskaldes

Atletik Eskaldes triumfoi në duelin e parë me rezultatin 2 me 0, teksa arriti të siguronte një tjetër triumf të artë në transfertë, me rezultatin 2 me 3. 

Interesant është fakti se në vitin 2023, Atletik Eskaldes, u përball me Partizanin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, ku “Demat e Kuq”, triumfuan me rezultatin e përgjithshëm 5 me 1 ndaj modestëve nga Andorra.  

Këtë sezon pjesë e skuadrës së Atletik Eskaldes është edhe sulmuesi Rodrigo Piloto, i cili dështoi totalisht te Partizani, duke mos lënë asnjë gjurmë, teksa tashmë aktivizohet titullar me skuadrën nga Andorra.  

PANORAMASPORT.AL