Të dënuar nga Disiplina pas dhunës me Teutën, por tifozët e Flamurtarit njoftojnë rikthimin në stadium ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2026 | 14:42

Të dënuar nga Disiplina pas dhunës me Teutën, por tifozët e Flamurtarit njoftojnë rikthimin në stadium ndaj Partizanit

Flamurtari u dënua me tetë ndeshje si pritës nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF, pikërisht më 22 dhjetor. Shkak u bë dhuna ndaj lojtarëve të Teutës në Vlorë, ndërsa sfida u mbyll me barazim 2-2.

Screenshot 2026-02-17 143615

“Flota Kuqezi” që mbështet Flamurtarin, ka njoftuar ndërkohë rikthimin në tribunë për ndeshjen me Partizanin. Ky takim është rezervuar për të dielën, më 22 shkurt prej orës 16:30.

Tifozët vlonjatë pretendojnë kështu që tetë takimet për të cilat u pezullua Flamurtari, janë shlyer pasi përfshihen edhe transfertat. Mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë me fatin e takimit Flamurtari-Partizani, nëse tifozët do të rikthehen në tribunë.

Flamurtari ka luajtur vetëm dy ndeshje pa tifozë në shtëpi deri tani, pikërisht ndaj Bylisit dhe Egnatias. Me Vllazninë, Elbasanin si në Kupë dhe kampionat, Tiranën, Vorën dhe Dinamon është luajtur në transfertë.

Screenshot 2026-02-17 142523

Lexo lajmin ku njoftohej për dënimin e Flamurtarit me tetë ndeshje si pritës: 

DISIPLINA/ Dhuna e pashembullt në Vlorë, merret vendimi për Flamurtarin. E pëson edhe drejtuesi i “zakonshëm” i Vorës

PANORAMASPORT.AL