“Takova Leaon por për 10 minuta e kuptova se nuk bën për ne”, kandidati për president i klubit i mbyll dyert portugezit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2026 | 17:17

“Takova Leaon por për 10 minuta e kuptova se nuk bën për ne”, kandidati për president i klubit i mbyll dyert portugezit

Rafael Leao do të largohet nga Milani, siç ka lënë të kuptohet vetë me një deklaratë të lëshuar për mediat në vendlindje. Futbollisti portugez ka bërë të qartë se kërkon një sistemim të ri dhe në fakt prej kohësh kanë lindur zëra për klube të ndryshme që interesohen për të.

leao

Një prej tyre është edhe Fenerbahçe në Turqi, ku Hakan Safi, kandidati për president në zgjedhje e kishte prezantuar fillimisht si një futbollist që kishte në plane, por Safi ka zbuluar se tashmë nuk është më kështu.

“E kam takuar në ditët e kaluara, por pas 10 minutash e kuptova se nuk do të jetë bomberi ynë”, tha ai rreth portugezit. I ngacmuar rreth arsyes së këtij vlerësimi, ai i kishte idetë e qarta. “Pyetëm rrotull dhe hetuam”, tha Safi, i cili pak ditë më parë është takuar me Paolo Maldinin i cili e njeh mirë Leaon.

Ndërkohë, ai bëri të ditur se së shpejti në klub do të vinte një emër i njohur, me mediat që spekulojnë se ai është pikërisht Vedat Muriqi. “Do të vijë edhe nëse fiton Aziz Jilldirim”, pranoi Safi.

PANORAMASPORT.AL