Synimi i nënkampionëve, Vllaznia e Martinit do të rrotullohet te… Gruda
Me vendosjen në stol të Edi Martinit, një rol më qendror dhe kryesor pritet të ketë edhe Ildi Gruda. Sulmuesi i Vllaznisë, i cili kaloi një sezon me ulje dhe ngritje në atë që u mbyll në 12 maj, për shkak edhe të dëmtimeve që e shoqëruan, do të ketë edhe një tjetër mundësi për të treguar vlerat e tij.

Kjo pasi Martini është një trajner që i njeh mirë vlerat e 25-vjeçarit, të cilin e afroi kur ishte në radhë e Teutës, duke e aktivizuar për herë të parë në Superioren shqiptare dhe duke i dhënë mundësi të shfaqte talentin e tij. Shkodrani u shndërrua në një element të rëndësishëm për ekipin durrsak në periudhën sa u aktivizua në qytetin bregdetar.
Tashmë me problemet fizike të lëna pas, ky mund të jetë një sezon ringritje për Grudën nën urdhrat e Martinit te Vllaznia. Trajneri shkodran, edhe në bazë të skemës së lojës që aplikon, lejon një futbollist me karakteristikat e Grudës të jetë protagonist dhe një lojtar që mund të ketë një rol më vendimtar te Vllaznia në edicionin e ardhshëm.
PANORAMASPORT.AL













