Surprizë nga Franca, Liverpuli i bëri nder Milanit për trajnerin e ri që shkon në majë të listës së Kardinales
Shkarkimi i Arne Slot nga klubi i Liverpulit, i prishi punë Milanit në negociatat me Andoni Iraola që u bë kandidati kryesor për stolin e anglezëve. Por nga ana tjetër, bëhet e ditur se edhe u ka bërë nder kuqezinjve pasi u ka dhuruar një kandidat tjetër shumë të fortë potencial për pankinën e tyre.

Sipas “Actu Foot” në Francë, largimi i Slot ka bërë pikërisht këtë të fundit numrin 1 në listën e dëshirave të Xherri Kardinales për pankinën e kuqezinjve. Slot zhgënjeu në sezonin aktual me Liverpulin, por nuk duhet harruar se në atë të mëparshmin ekip i tij ia doli që të fitonte titullin kampion.
Ndaj te Milani e shohin si një kandidat shumë të rëndësishëm për të marrë drejtimin e ekipit. Parashikohet që palët të nisin shpejt negociatat dhe të diskutojnë për transferimin e Slot në Itali, në atë që do të ishte padyshim një tjetër hap i rëndësishëm për teknikun holandez në karrierën e tij. Pengesa e vetme mund të jetë rroga, pasi te Liverpuli ai përfitonte 8 milionë euro neto nga klubi anglez.
PANORAMASPORT.AL













