Postuar: Maj 15, 2026 | 18:09
Surpriza më e madhe! U largua nga Partizani, tani i del emri tek Atalanta
Sokol Haxhias i del emri tek Atalanta, ndërsa për herë të fundit qëndroi si drejtor teknik i Partizanit. “Ora News” ka zbuluar surprizën e madhe për Haxhian.

Ishte fundi i muajit korrik i vitit të kaluar, kur pas largimit të Skënder Gegës nga Partizani pasoi edhe i Haxhias. Ky i fundit afrohej në muajin mars të vitit 2025, duke qëndruar kështu për një periudhë të shkurtër te “demat”.
Kristiano Xhuntoli është emri që përflitet për të qenë drejtor tek Atalanta. Kështu Haxhia do të ishte pjesë e stafit të tij sipas raportimit në fjalë.
Rikthimi në Shqipëri erdhi pas 35 vitesh. Tashmë duket se është gati për një eksperiencë të re.
PANORAMASPORT.AL













