Postuar: Mars 9, 2026 | 8:30
Supersfida Dinamo-Partizani premton spektakël për vendin e katërt, në duelin tjetër të Superiores objektivi i vetëm është fitorja
Sot mbyllet java e 27-të e Superiores me 2 duele që luhen në orën 19:00.

Dinamo-Partizani është padyshim sfida më emocionuese edhe për shkak të renditjes dhe faktin që janë me pikë të barabarta, 39.
“Demat” duan të mposhtin blutë për ti marrë vendin e katërt ndërsa skuadra e Dajës do ta mbrojë poziciononin.
Nga ana tjetër Egnatia kërkon 3 pikët përballë Teutës për të barazuar Elbasanin ndërsa durrsakët për të mos lejuar edhe më tej shkëputjen e Partizanit.
NDESHJET E SOTME
EGNATIA – TEUTA 19:00
DINAMO – PARTIZANI 19:00
PANORAMASPORT.AL













