Superkupa e Shqipërisë/ Egnatia debutuese, Partizani do të tretën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2023 | 18:24

Superkupa e Shqipërisë/ Egnatia debutuese, Partizani do të tretën

Të mërkurën më datë 20 dhjetor në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet Superkupa e Shqipërisë, e 30-ta në histori.

WhatsApp-Image-2022-12-07-at-6.19.04-PM

Egnatia si fituese e Kupës dhe Partizani si fitues i kampionatit përballen me njëra-tjetrën në këtë duel të veçantë, për trofeun e parë të sezonit 2023-2024. Për sa i përket historisë së Superkupës së Shqipërisë, Partizani ka luajtur tri finale dhe e ka fituar dy herë trofeun në vitin 2004 dhe 2019. Në anën tjetër, Egnatia, pasi shkroi historinë me fitimin për herë të parë të Kupës së Shqipërisë duke mposhtur në finale Tiranën do të kërkojë të fitojë sërish një tjetër trofe.

Skuadra rrogozhinase është debutuese në këtë kompeticion, pasi asnjëherë më parë nuk ka luajtur në një finale të Superkupës së Shqipërisë dhe kjo sfidë ka një rëndësi të veçantë për rrogozhinasit, që po bëjnë mjaft mirë edhe në kampionat, duke kryesuar me 37 pikë.

Biletat mund të blihen në sportelin e biletarisë pranë stadiumit “SelmanStërmasi” (10:00-18:00) ose në biletarinë “online”.

PANORAMASPORT.AL