Postuar: Maj 2, 2026 | 18:21
SUPERIORJA, RENDITJA/ Vazhdon “revolta” e fundit të tabelës, si është situata dy javë para fundit pas dorëzimit pa kushte të ekipeve kryesuese
Java e 34-t e Superiores ka vazhduar traditën e javëve të fundit, ku ekipet e fundit të tabelës mposhtnin edhe me lehtësi skuadrat pretendente për titull apo për të qenë pjesë e “Final Four”.

Fitoret e Flamurtarit, Bylisit dhe Vorës kanë ruajtur trendin e këtyre ekipeve, të cilëve u është bashkuar edhe Tirana me suksesin ndaj Teutës që ka zhytur edhe skuadrën durrsake në zonën e rënies nga kategoria.
Sa i përket kreut, vetëm Dinamo bën një hap drejt sigurimit të “Final Four” në krahasim me Partizanin që duket se është dorëzuar plotësisht dhe po bëhet gati të mbyllë sa më shpejt sezonin e dështuar.

PANORAMASPORT.AL













