Postuar: Mars 30, 2026 | 20:31
Sulmuesi i Partizanit si protagonist, fiton turneun e FIFA-s me kombëtaren
Azerbajxhani fitoi sot turneun e tij të “FIFA Series”, pasi mposhti Sierra Leonen në finale përmes penalltive. Vusal Isgandarli, që u aktivizua në pjesën e dytë, ishte protagonist për ekipin e tij duke realizuar nga pika e bardhë. Koha e rregullt u mbyll 1 me 1, ndërsa sfida u fitua 9 me 8 përmes 11-metërshave.

Isgandarli bëri mjaft mirë në këtë rikthim te kombëtarja. Kujtojmë se te takimi i kaluar gjysmëfinal, përballë Saint Luçia, shënoi dhe asistoi duke u aktivizuar në pjesën e dytë.
Tashmë do të kthehet te Partizani. Aty ku fokusi kalon te ndeshja me Vllazninë, që do të luhet të shtunën te stadiumi “Arena e Demave”.
PANORAMASPORT.AL













