“Sukses i pabesueshëm”, Bastoni i drejtohet Jamalit dy ditë pas kualifikimit në finale: Je përbindësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2025 | 21:17

“Sukses i pabesueshëm”, Bastoni i drejtohet Jamalit dy ditë pas kualifikimit në finale: Je përbindësh

Alesandro Bastoni ka postuar dy ditë pas suksesit të Interit me Barcelonën. Zikaltrit siguruan finalen e Champions përmes drithërimave në “San Siro”.

bandicam 2025-05-08 21-14-57-784

Lojtari i Interit e quan të pabesueshëm suksesin. Në të njëjtën kohë, flet me fjalë të mëdha për Lamine Jamal.

“Vetëm tani kam filluar të kuptoj se çfarë suksesi të pabesueshëm arritëm të martën. Përpjekja në atë fushë ishte e madhe dhe e gjitha u shpagua, dhe më shumë, nga energjia e paharrueshme e tifozëve tanë.

Respekt për kundërshtarët tanë, ata treguan forcë dhe zemër të pabesueshme. Dhe përmendje e veçantë për një fëmijë tmerrësisht të mirë: Lamine Jamal, ti je një përbindësh.

Për të gjithë interistët, shihemi në Mynih. Faleminderit për gjithçka”, shkruan Bastoni.

Pas ndeshjes, Bastoni ndryshoi fanellat me Jamal. Ylli i Barcelonës u tregua i jashtëzakonshëm në të dyja ndeshjet, por pa arritur të dërgojë Barçën në finalen e Mynihut.

PANORAMASPORT.AL