Suçiç, “asi nën nën mëngë” i Kivusë! Dy asistet dhe goli e kanë ngritur në qiell moralin e kroatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2026 | 22:12

Suçiç, “asi nën nën mëngë” i Kivusë! Dy asistet dhe goli e kanë ngritur në qiell moralin e kroatit

Buzëqeshja i thotë të gjitha. Kur u pyet se çfarë kishte ndodhur në pjesën e parë, me Interin me dy gola në disavantazh dhe protagonist të një pjese të parë të ngathët dhe sipërfaqësore, Petar Suçiç, xhelati i Komos që u shfaq në sallën e shtypit me 8 mrekullitë, qeshi dinakërisht. “Thamë disa gjëra në dhomën e zhveshjes, por ajo që ndodh në këto ambiente qëndron aty”.

69e85fd615367.r_d.810-634-0

REMUNTADA

Kivu shkundi skuadrën siç kishte ndodhur tashmë në ligë, kur skuadra e Komos u kishte dhënë rivalëve të tyre dy gola në 45 minutat e para, duke e dërguar Interin në dhomën e zhveshjes 2- 1. Dy javë më vonë ndodhi e njëjta gjë, njëlloj sikur ndeshja ish luajtur 10 ditë më parë. Por në mbrëmjen e 22 prillit në “San Siro” protagonist absolut ishte Suçiç, autor i një goli dhe dy asistesh. Nëse Kivu arriti në finalen e Kupës së Italisë, merita është mbi të gjitha e tij. “Dhe gjithashtu për mentalitetin tonë – tha Suçiç në sallën e shtypit -, ne e dinim se mund ta bënim atë. Trajneri na tha se duhet të ishim më të shpejtë dhe më agresivë, dhe në fakt e bëmë.”

DY ASISTE DHE NJË GOL

Gjysmë ore për t’i magjepsur të gjithë. Nuk iu desh shumë kroatit për të bindur “San Siron”. Në minutën e 69- të ai vendosi topin në të djathtë të Calha për të bërë 2-1. Rreth njëzet minuta më vonë, duke u çliruar në të djathtë, ai shërbeu topin e barazimit në kokën e turkut, ndërsa në minutën e 89-të, me një goditje gong për të shkuar, rrëshqiti me të djathtën Butez pasi lëvizi topin në këmbën e mirë. Ai nuk kishte shënuar që nga 20 janari kundër Arsenalit (gjithashtu një super gol). Në përgjithësi, para së martës, ai kishte shënuar vetëm dy gola në të gjitha kompeticionet.

“Jam i lumtur me fitoren. Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me Komon – vazhdoi Suçiç – e kemi provuar në kampionat. Pas golit të parë, gjithçka shkoi në rrugën e duhur. Nuk është e lehtë të gjesh veten poshtë me dy gola dhe pastaj të kthehesh kështu e të fitossh ndeshjen. Ne treguam mentalitetin tonë përsëri”.

KIVU SUCIC

Susiç nuk është i huaj në finalet e kupës, ai ka fituar një në Bosnje në vitin 2023, me Zrinjski Mostar, duke mposhtur rivalët Velez në një nga derbet më të përzemërta në Evropën Lindore, dhe një tjetër në Kroaci me Dinamon në 2024. Përballje e dyfishtë me Rijekën, 0-0 dhe 3-1. Në ndeshjen e kthimit ai shënoi një nga tre golat. Një tjetër u nënshkrua nga Baturina, gjithashtu autor I një goli në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, InterKomo. Këtë herë era fryu në favor të numrit 8 të Interit.

DRITAN LUNDRA – PANORAMASPORT.AL