“Spaleti është për të ardhur keq”, Dino Zof flet për mungesën e Italisë në Botëror: Dreqi e marrtë, trajneri duhet të dijë forcën e ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2026 | 10:35

“Spaleti është për të ardhur keq”, Dino Zof flet për mungesën e Italisë në Botëror: Dreqi e marrtë, trajneri duhet të dijë forcën e ekipit

Dino Zof, ish-kapiteni i kombëtares legjendare fituese të Kupës së Botës në vitin 1982 flet për të tashmen dhe të ardhmen Juventusit.zof“Po, mendova se Juventusi do të ishte në gjendje të përmirësonte renditjen e tyre me Luçiano Spaletin, por është për të ardhur keq”, theksoi ish-portieri i Juventusit për Corriere della Sera.

Si ndihet një kampion bote për faktin që Italia nuk do të luajë në Botëror për herë të tretë?

“Fatkeqësisht, është e vështirë për një ekip kombëtar që ka fituar katër Kupa Bote. Një ndeshje mund të shkojë keq për ty, por e dyta dhe e treta, dreqi ta marrë. Një trajner duhet ta dijë forcën e ekipit të tij, nëse ke një Fiat 500, duhet ta udhëheqësh atë si një Fiat 500, duhet t’i përshtatesh pa shumë deklarata. Dhe, të jemi të qartë, mund të fitosh edhe me një Fiat 500”.

Pra, si mund të fillojmë nga e para?

“Gjithmonë ka pasur lojtarë të rinj të mirë në ekipin nën 21 vjeç, por ata duhet të përqendrohen vazhdimisht në një betejë të vështirë, jo vetëm të ulen në stol. Ky është mendimi im. Ka edhe disa portierë të mirë italianë, dhe ata duhet të vlerësohen.”

PANORAMASPORT.AL