SOT, ORA 20:30/ Mbrojtje me tre dhe dy dilema për anti-Vikingurin, si pritet të rreshtohet Vllaznia në ndeshjen e Europës
Trajneri Edi Martini gjatë gjithë kësaj jave ka provuar disa opsione për formacionin titullar që do të zbresë në fushën e lojës ndaj Vikingur.

Duke parë edhe dyshimet që sillen rreth aktivizimit të Krymit dhe mungesës së Qatos, shkodrani ka “eksperimentuar” në stërvitje me pozicionet e disa lojtarëve. Duke provuar edhe emra si Jago, Gurishta apo edhe Kruja në repartin e mesfushës. E po ashtu duke alternuar shpesh edhe mbrojtësit që do të vendosen në prapavijën me 3, ku më së shumti si një treshe e mbrojtjes janë provuar Kuros, Gjini dhe Bajrami.
Megjithëse një potencial për të luajtur në mbrojtjen me 3 është edhe Gurishta, nëse ky i fundit nuk aktivizohet në krahun e djathtë. Në mesfushë, megjithatë, një sakrificë pritet të bëjë Krymi, i cili, pavarësisht formës jo në 100%, do të jetë në fushën e lojës. 29- vjeçari, në mungesë të Qatos, do të ketë mbështetjen e Sales. Por, një opsion për aktivizimin në mesfushë është edhe Arsid Kruja. E ndërsa reparti po ashtu kompletohet edhe me Esat Malen, që po arrin gradualisht formën maksimale.
Edhe porta duket se momentalisht ka një ndryshim, ku në portë do të jetë Leon Pohls, i cili është afruar së fundmi në radhët e kuqebluve dhe duket favorit për ta nisur nga minuta e parë ndaj islandezëve. Në sulm si gjithmonë do të udhëheqë Bekim Balaj, i cili do të ketë edhe mbështetjen e Bismark. Me ganezin, i cili, edhe pse ka pak ditë në Shkodër, duket se ka besimin e trajnerit Martini që ka vendosur t’i vërë në dyshe md Balajn, për të krijuar një “duo” sulmi me të vërtetë potente për 9 herë kampionët e vendit tonë.
PANORAMASPORT.AL













