SOT/ Nga sfida në Tiranë dhe Ballsh tek ajo në Vlorë, ekipet për mbijetesë masin forcat ndaj të tjerëve që kërkojnë kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2025 | 8:18

SOT/ Nga sfida në Tiranë dhe Ballsh tek ajo në Vlorë, ekipet për mbijetesë masin forcat ndaj të tjerëve që kërkojnë kreun

Sot do të luhen tri ndeshjet e mbetura për të mbyllur javën e 13-të të Superiores. Takimet janë programuar në Tiranë, Ballsh dhe Vlorë.

Kategoria-Superiore

Ekipe që kërkojnë mbijetesën, përballen me të tjerë që luftojnë për mbijetesën. Kështu në orën 13:30, Tirana pret Egnatian në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndërkohë Bylisi do masë forcat me Dinamon në Ballsh.

Sfida që mbyll javën e 13-të është mes Flamurtarit dhe Vorës. Dy ekipe që kërkojnë mbijetesën këtë sezon dhe masin forcat prej orës 16:30 në Vlorë.

Dje nuk munguan surprizat. Teuta mposhti Vllazninë në transfertë, ndërsa Partizani i shkaktoi Elbasanit ndalesën e dytë.

AXHENDA E SË SHTUNËS

Ora 13:30

Tirana – Egnatia

Bylis – Dinamo

Ora 16:30

Flamurtari – Vora

PANORAMASPORT.AL