Soler tremb Shkëmbin para Bylisit, mesfushori i Tiranës nuk është stërvitur gjatë 2 ditëve të fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2025 | 9:30

Soler tremb Shkëmbin para Bylisit, mesfushori i Tiranës nuk është stërvitur gjatë 2 ditëve të fundit

Tirana vazhdon të ketë probleme me dëmtimet, ndërsa Ian Soler është sërish në “bokse”.solerFutbollisti spanjoll është dëmtuar dhe rrezikon që të mos luajë në sfidën që Tirana do të ketë me Bylisin për javën e 31-të të Kategorisë Superiore. Prej dy ditësh lojtari nuk stërvitet, ndërsa mësohet se ai ka një dëmtim që mund ta lërë jashtë edhe në ndeshjen e radhës së kampionatit që luhet ditën e martë me Bylisin.

Te bardheblutë shpresojnë, por ende nuk dihet nëse spanjolli do të jetë në dispozicion të trajnerit Bledi Shkëmbi. Në fakt, Soler vuan një dëmtim prej disa javësh, dhe që kur u lëndua në sfidën me Dinamon, gjithmonë ka pasur probleme, sidomos dy javët e para të fazës së katërt ndaj Laçit dhe Vllaznisë. Ai u kthye në sfidën me Egnatian, por ndonëse shënoi një gol në minutën e 5-të shtesë të lojës, u detyrua që të mos aktivizohej në pjesën e dytë të takimit.

“EPIDEMIA” – Soleri nuk është lojtari i vetëm që ka probleme te bardheblutë. Tashmë dihet që jashtë kanë mbetur dy titullarë të tjerë. Bëhet fjalë për Ermal Metën dhe Qëndrim Ismajlin. Dyshja e ka humbur sezonin dhe Shkëmbi po bën pa ta. Praktikisht, Tirana ka vetëm një mbrojtës të majtë, Përgjonin dhe asnjë mbrojtës qendre rezervë.

ANTI-BYLISI – Numrit tre të të dëmtuarve në këtë ndeshje me Bylisin i shtohet edhe argjentinasi Luçiano Vera. Ky i fundit, në Rrogozhinë u ndëshkua me kartonin e kuq dhe do të mungojë në këtë sfidë. Shkëmbi për takimin me Bylisin pritet të bëjë disa modifikime në formacion. Edhe një herë tjetër do të shihet mundësia që Ndreca të luajë si mesfushor i djathtë, ndonëse gati është edhe Abah. Pjesa tjetër e ekipit nuk është se do të ndryshojë shumë nga sfida e fundit kundër Egnatias. Rafael pritet të jetë gati për takimin e së martës dhe, nëse braziliani kthehet, do të jetë një plus i madh për ekipin bardheblu.dsg

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL