Postuar: Qershor 23, 2025 | 22:12
Skenari që nuk ishte imagjinuar, UEFA zyrtarizon stadiumin ku Vllaznia pret letonezët
Vllaznia do e presë Daugavpils në stadiumin “Elbasan Arena”. UEFA ka zyrtarizuar axhendën e ndeshjes, të programuar për datën 10 korrik ora 20:00.

Ky skenar nuk ishte imagjinuar, para se klubi i Vllaznisë të kishte përplasje me Bashkinë Shkodër për stadiumin “Loro Boriçi”. Në fund, koncert nuk do të ketë por as ndeshje futbolli.
Vllaznia e ka të pazakontë ndeshjen në Elbasan për Europën, megjithatë objektiv mbetet vetëm fitorja. Transferta me letonezët do të luhet më pas 1 javë më vonë.
Në rast se Vllaznia kalon turin, klubi ka njoftuar për rikthimin në “Loro Boriçi”. Përballë do të kishtefituesin e çiftit Malisheva-Vikingur.
PANORAMASPORT.AL













