Skenari për të rikthyer Italinë në Botëror, presidentit Infantino i përsëritet kërkesa e veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2026 | 13:39

Skenari për të rikthyer Italinë në Botëror, presidentit Infantino i përsëritet kërkesa e veçantë

Në Itali akoma besojnë se një ndryshim do të sjellë pjesëmarrjen e tyre në Botëror. Axurrët nuk mund ta besojnë, që për herë të tretë kanë dështuar të kualifikohen. Kështu po mendojnë çdo skenar të mundshëm.

infantino

Së fundmi ishin fjalët e Paolo Zampolit, që tregoi se i ka propozuar presidentit Trump dhe Infantinos për të zëvendësuar Iranin me Italinë. Diçka e tillë në fakt nuk është risi për Zampolin, që aktualisht mban postin e të dërguarit special nga SHBA për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në Botërorin 2022 ishte pikërisht i njëjti skenar. Madje edhe asokohe, Zampoli kërkoi përjashtimin e Iranit që të merrte pjesë Italia.

Presidenti Infantino ndërkohë duket i prerë. Aktualisht beson te pjesëmarrja e Iranit, kështu çdo gjë do të vazhdonte sipas planit.

PANORAMASPORT.AL