Postuar: Tetor 24, 2025 | 12:41
Situatë e pabesueshme te Partizani, dëmtimi i tretë i rëndë brenda sezonit
Mbrojtësi i Partizanit, Mateo Çipi nuk luante që prej 10 majit të vitit 2025 kundër Dinamos.

Trajneri Oltijon Kërnaja e riktheu në fushë kundër Flamurtarit duke luajtur vetëm 27 minuta. Ai u detyrua ta lejë fushën i dëmtuar teksa u zëvendësua nga Janjeva. Sot në konferencën për shtyp, Kërnaja e konfirmoi dëmtimin e rëndë teksa deklaroi se do të qëndrojë jashtë fushave për 6 muaj.
“Çipi vinte të luante pas një viti me ne, kishte një paraqitje shumë të mirë ato minuta, por dëmtimi është i rëndë, këputi ligament që do të shkojë më shumë se 6 muaj”, deklaroi ai.
Ky është dëmtimi i tretë i rëndë brenda sezonit te Partizani, pas Albers Keko dhe Amos Nondi.
PANORAMASPORT.AL













