“Si loja që ke dy xhetona”, Lajthia si hero i Elbasanit ndaj Flamurtarit: Mend për herën tjetër
Xhonatan Lajthia i dha fitoren Elbasanit ndaj Flamurtarit. Goli i tij në Vlorë ka vlerë 3 pikë në javën e dhjetë të Superiores.

Sulmuesi i verdhebluve tha fjalën e tij pas ndeshjes së fituar.
“E kam pritur shumë këtë moment, pavarësisht se nuk ka ardhur. Gjithmonë kam dhënë maksimumin. Kur je 100% edhe zoti ta shpërblen, falenderoj shokët dhe shpresoj të vazhdojmë me fitore. Kemi një grup shumë të mirë.
Ky është viti im i dytë, të kaluarin kishim shumë entuziazëm, këtë vit e njohim mirë njëri-tjetrin. Sekreti i çdo suksesi mendoj se është marrëdhënia mes lojtarëve në fushë. Ky vit është i dyti dhe shpresoj mund të jemi më mirë.
Presioni i bën mirë çdo futbollisti sepse rrit nivelin e tij në fushë. Është e vërtetë që në fillim nuk e nisa në mirë, por me besimin dhe detyrat që më kanë dhënë, shpresoj t’i realizoj. Shpresoj ta mbaj vendin.
Duhet të veproja më shpejt në dy-tre rast, por mendje për herë tjetër.
Më tha një shok është si loja që ke dy xhetona, një e shpenzove, erdhi tjetri dhe e bëra gol”, u shpreh Lajthia pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













