“Shumë kritika, shumë mllef ndaj emrit”, Kërnaja reagon për herë të parë pas shkarkimit: Gjithçka nisi me një postim të thjeshtë, Partizani ishte në vështirësi
Oltijon Kërnaja është shkarkuar sot nga drejtim i skuadrës së Partizanit, duke mbyllur etapën e tij me të kuqtë të cilët i drejtonte që nga java e 7 e këtij edicioni.

Trajneri ka preferuar të mos bëjë polemika për largimin, por nuk ka munguar të thumbojë të gjithë ata që kishin dyshuar tek ai, duke bërë të qartë në postimin e lamtumirës së kishte bërë atë që nuk e mendonte askush kur ai u ul në pankinë, kishte kthyer Partizanin në garë për Europën.
POSTIMI I KËRNAJËS
E gjitha nisi me një postim të thjeshtë, një klub i madh si @fkpartizani ishte në vështirësi, vetëm 1 gol i shënuar në fund të renditjes, dhe papritur Presidenti Gaz Demi i beson një djali të ri, shumë kritika, shumë mllef ndaj emrit, por me punë dhe përkushtim të gjithë me radhë, nga punëtori më i thjeshtë deri te futbollisti më i fundit, sigurisht duke përfshirë dhe Stafin arritëm të kthejmë Partizanin në luftë për Final 4.
Asnjë s’e besonte por realiteti ky është, Partizani është në vend të 4 dhe në luftë për Europë!
*Faleminderit presidentit për besimin e një emri kaq të madh.
*Faleminderit tifozave # Guerrilsa që gjithmonë më mbështet.
* Faleminderit çunave që vrapuan pa fund për të arritur rezultate, që asnjë s’e besonte
* Faleminderit gjithë stafit për përkushtimin me orë të tëra pranë ekipit!
Krenar për atë që kemi dhënë në fushë!
#pmtp
I juaji Olt Kernaja! Mirutakofshim.

PANORAMASPORT.AL













