Shpëtim Duro analizon Shqipërinë: Më mirë që Muçi nuk ka luajtur, thoshin që nuk do bëjë gjë Mesi me Argjentinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2026 | 18:57

Shpëtim Duro analizon Shqipërinë: Më mirë që Muçi nuk ka luajtur, thoshin që nuk do bëjë gjë Mesi me Argjentinën

Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, është i bindur se edhe prania në play-off të Botërorit për Shqipërinë është një arritje e madhe. Por ai është optimist se kuqezinjtë mund të bëjnë diçka ndaj Levandovski & Co., duke pasur parasysh faktin se përballë kësaj përfaqësueseje, nuk kanë treguar inferioritet në ndeshjet e fundit.

shpetim duro

I pranishëm në “Sport News” në “News 24”, ai ka analizuar edhe elementë të veçantë të grupit të kuqezinjve që janë të grumbulluar, duke u ndalur te Muçi, me bindjen e plotë se ai mund të jetë vendimtar edhe nëse e nis ndeshjen nga stoli.

“Ne e dimë sa e vështirë është të përgatisim këtë ndeshje. Të gjithë biem në një mendje që është ndeshja më e rëndësishme. Shumë e vështirë të arrihet deri në këto situata, është një arritje shumë e madhe!

Përgjegjësia është tek më i forti. Polonia, në të gjitha aspektet është favorite kundrejt nesh. Luan në fushën e vet, ka me vete edhe historinë. Kanë një eufori të madhe, por në futboll nuk fiton gjithmonë favoriti.

Polonia mbetet Poloni, është favorite dhe ka shumë faktorë. Patën ndryshimet e trajnerëve. Besoj u kujtohet problemi me trajnerin. Ndërrimi i teknikut ka qetësuar shumë situatën dhe në këtë vit kanë bërë ndeshje të mira. Nuk mund t’i kthehem fitores 2-0, por analizoj humbjen 1-0 në Poloni më parë. Kjo më jep besim pasi ka qenë një ndeshje ku rivali nuk ka patur dominim. Duke iu referuar asaj ndeshje dhe them edhe sot, duhet të jemi jashtëzakonisht kompakt.

Mungesat? Lojtari më stabël ka qenë Manaj, patjetër që ndikon edhe stoli. Ne kemi alternativa. Problem dëmtimi është tjetër, problem mos-aktivizimi është tjetër. Për shembull te Kosova, Zhegrova edhe kur luan bën diferencën, është i rëndësishëm.

Muçi mund ta nisë nga stoli? Silvinjo po mendon që të shtyjë pjesën e parë. E rëndësishme është që të kesh lojtarë si Muçi dhe t’i aktivizosh në pjesën e dytë. Mund të shënojë edhe Mehmeti, janë lojtarë që bëjnë diferencën. Kemi alternativa, kjo vlen shumë.

Janë disa lojtarë që janë shumë të talentuar. Disa thoshin nuk do bëjë gjë Mesi me Argjentinën se nuk markon. Pse i ka dhënë besim trajneri i Trabzonspor? Këtu është puna e trajnerit. Për Muçin kemi folur. Nuk ka mundësi që ai mos grumbullohet në moshën e re në ekipin kombëtar. Unë kam simpati për Muçin. Nga një anë them më mirë që nuk ka luajtur, pasi do ishte i ngarkuar.

Sa i takon Mehmetit, të luash në Championship dhe mos ftohesh për shumë vite…”, ishte komenti i Duros për sfidën në fjalë.

PANORAMASPORT.AL