Shpenzime të mëdha dhe rendiment i ulët, Milanit e Juventusit nuk u ndahen problemet në sulm
Shumë para, pak gola. Mi lani dhe Juventusi bash kohen nga një problem i përbashkët, mungesa e efikasitetit te sulmuesit qendrorë. Duke lënë mënjanë lojtarë si Rafael Leao dhe Kristian Pulisiç, që janë përdorur si sulmues nga skema 3-5-2 e Masimiliano Alegrit, apo eksperimente si Kenan Jildiz dhe Zheremi Boga si “nëntë false”, analiza fokusohet te sulmuesit e mirëfilltë: Santiago Gimenez, Niklas Fylkryg, Dushan Vlahoviç dhe ata të prezantuar si të tillë si Kristopher Nkunku, Xhonathan David dhe Lois Openda. Investime miliona euro, por rendiment zhgënjyes.

MILANI
Te kuqezinjtë, në sezonin 2025-26, golat e Gimenez, Fylkryg dhe Nkunku mezi arrijnë në tetë. Prej tyre, gjashtë i ka shënuar Nkunku, i cili ka luajtur më shumë se dy të tjerët. Duke përfshirë pagat dhe amortizimin e kartonëve, çdo gol i këtij treshi i ka kushtuar klubit rreth 2.18 milionë euro neto. Në aspektin sportiv, zhgënjimi është i madh. Gimenez, i ardhur për 28.5 milionë euro, pritej të ishte bomberi i së ardhmes, por pas disa golave të parë humbi vendin dhe më pas u dëmtua rëndë në kavilje, duke qëndruar jashtë për rreth pesë muaj. Bilanci: vetëm një gol, në Kupën e Italisë kundër Leçes. Nkunku, i blerë për 37 milionë euro, ka pasur disa momente të mira, por është larg formës që tregoi te Lajpcig para dëmtimeve të rënda. Ai nuk arriti kurrë të bëhej titullar i padiskutueshëm. Sa i përket Fylkryg, i ardhur në janar, kontributi i tij është minimal, vetëm një gol vendimtar ndaj Leçes. Gjermanit pritet t’i përfundojë aventura në Milano dhe të rikthehet te Uest Hem pa u blerë përfundimisht.
JUVENTUS
Situata nuk është më e mirë as te Juventus. Klubi investoi 43.9 milionë euro për Openda, por belgu ka shënuar vetëm dy gola, ndaj Romës dhe Bodo/Glimt. Çdo gol i tij ka kushtuar rreth 6 milionë euro, një shifër që tregon qartë zhgënjimin. Nga ana tjetër, Vlahoviç është ndikuar fort nga dëmtimet, sidomos në kofshë dhe pulpë. Deri tani ai ka zhvilluar vetëm 18 ndeshje dhe ka shënuar tetë gola, shumë pak krahasuar me pagën e tij prej 12 milionë eurosh në sezon dhe investimin prej 70 milionë eurosh të bërë nga klubi në vitin 2022. Në fund, Xhonathan David, megjithëse ka realizuar tetë gola këtë sezon, ka luajtur shumë më tepër se kolegët e tij. I ardhur me parametër zero, por me një pagë prej 6 milionë eurosh, ai pritej të ishte sulmuesi i së ardhmes, por tani duhet ta fitojë sërish këtë status në ndeshjet e mbetura. Në përfundim, si Milani ashtu edhe Juventusi përballen me të njëjtin problem, investime të mëdha në repartin ofensiv, por një rendiment që nuk justifikon pritshmëritë, një çështje që bëhet edhe më e dukshme në sfida direkte si Milan-Juve.
PANORAMASPORT.AL













