Shorti në Europë, Partizani mëson nesër rivalin e parë
Partizani do të mësojë nesër kundërshtarin e tij në turin e parë të Ligës së Konferencës.
Shorti i UEFA-s do të hidhet në Nion të Zvicrës dhe të kuqtë do të jenë të vendosur si skuadër favorite, falë koeficientit 6.5 që i siguron një pozicion në vazon e ekipeve që konsiderohen të forta për këtë tur.
Ky status e mbron Partizanin nga përballje me kundërshtarë potencialisht më të vështirë dhe rrit ndjeshëm shanset për një short të kalueshëm. Gjithsesi, në shortet e mëparshme ka pasur edhe surpriza pasi disa skuadra janë me emër edhe në vazon e jofavoritëve. Ndeshjet e turit të parë janë planifikuar të zhvillohen më 10 dhe 17 korrik.
Te Partizani ndërkohë do ta njohin në Ohër kundërshtarin e tyre në edicionin e pestë të Ligës së Konferencës. Më pas nga aty do të përgatiten për të kaluar të paktën turin e parë.
PANORAMASPORT.AL













