Shorti i projektuar për Europën: “Buzëqeshin” Egnatia dhe kryeqytetasit, Elbasani shfaqet te jofavoritët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2026 | 20:52

Shorti i projektuar për Europën: “Buzëqeshin” Egnatia dhe kryeqytetasit, Elbasani shfaqet te jofavoritët

“Football Rankings” ka publikuar listën me skuadrat favorite dhe jofavorite për shortin e Ligës së Konferencës, sipas renditjeve aktuale në kampionatet e Europës. Nga Shqipëria janë llogaritur Partizani, Egnatia dhe Elbasani. Vllaznia është pjesë e projeksioneve për Ligën e Kampioneve, duke qenë se mban vendin e parë. 

superiore conference

Në shortin e turit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, Partizani dhe Egnatia do të shortoheshin si skuadra favorite sipas situatës aktuale në të gjitha kampionatet e Europës. Të kuqtë gëzojnë koeficientin më të lartë në Shqipëri, pikërisht 7.5. Edhe Egnatia me 4.5, mund të luajë si skuadër favorite në turin e parë të Ligës së Konferencës.

Ndryshe situata për Elbasanin. Verdheblutë do të merrnin pjesë me koeficientin 1.625 që është nga kampionati, duke qenë se asnjëherë nuk kanë luajtur në Europë.

Kujtojmë se Partizani ndodhet në vend të katërt. Nëse asgjë nuk ndryshon te renditja e kampionatit, atëherë të kuqtë duhet të shpresojnë që Dinamo të humbasë Kupën. Vetëm kështu mund të sigurohet vendi në Ligën e Konferencës. Po ashtu Egnatia dhe Elbasani kanë të gjitha mundësitë për titullin kampion dhe pjesëmarrjen në kualifikueset e Champions, për këtë duhet pasur parasysh se lista e mëposhtme vlen vetëm si projeksion.

Screenshot 2026-03-28 204255

PANORAMASPORT.AL