SHORTI I “PLAY OFF”/ Shqipëria pafat me të dyja ndeshjet, por jo Kosova! Italisë i shtrohet rruga, zbulohet i gjithë rrugëtimi me qëllim Botërorin (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2025 | 23:29

SHORTI I “PLAY OFF”/ Shqipëria pafat me të dyja ndeshjet, por jo Kosova! Italisë i shtrohet rruga, zbulohet i gjithë rrugëtimi me qëllim Botërorin (E PLOTË)

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar fatin e tyre në shortin e fazës “play off”, ndërsa synohet Botërori 2026. Shorti nuk u tregua bujar me kuqezinjtë që do të përballen fillimisht me Poloninë, që ishte rivali i pozicionuar më mirë në vazon e dytë. Në anën tjetër Kosova do përballet me Sllovakinë, e cila pozicionohej e fundit në renditjen e FIFA-s ndër ekipet e tjera të mundshme.bandicam 2025-11-20 13-01-28-778

Përfaqësuesja e Silvinjos ishte pafat në short, pasi nëse kalon Poloninë në transfertën e gjysmëfinale, sërish do të luajë në transfertë. Kështu për në finale është rezervuar fituesi i Ukrainë – Suedi.

Kosova ndërkohë do të luajë me fituesin e Turqi – Rumani, nëse fiton ndaj Sllovakisë. “Dardanët” janë me fat për faktin se do e luanin finalen e madhe në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Italia ndërkohë duhet të bëjë fillimisht detyrën ndaj Irlandës së Veriut. Më pas në shtëpi, do të luanin përballë fituesit të çiftit Uells – Bosnjë.

Sfida gjysmëfinale është rezervuar më 26 mars. Në anën tjetër, finalet kanë datën 31 mars.

SHORTI I EUROPËS

Rrugëtimi A

Itali – Irlanda e Veriut / Uells – Bosnjë (Finalja i përket fituesit të çiftit të parë për ta luajtur në shtëpi)

Rrugëtimi B

Ukrainë – Suedi / Polonia – Shqipëri (Finalja i përket fituesit të çiftit të parë në shtëpi, Shqipëria e humbet mundësinë)

Rrugëtimi C

Turqi – Rumani / Sllovaki – Kosovë (Finalja i përket fituesit të çiftit të dytë, Kosova ka mundësinë që ta presë nëse kalon Sllovakinë)

Rrugëtimi D

Danimarkë – Maqedoni e Veriut / Çeki – Irlandë (Finalja i përket fituesit të çiftit të dytë)

bandicam 2025-11-20 13-46-11-257

Dy biletat e para në “play off” për Botërorin:

Republika Demokratike e Kongos vs Nju Kaledonia – Xhamajka

Irak vs Bolivia – Surinejm

bandicam 2025-11-20 13-14-32-326

-Nis shorti në Zyrih nga FIFA.

NDARJA E VAZOVE TË SHORTIT NË EUROPË

Vazo e parë: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë

Vazo e dytë: Poloni, Uells, Çeki, Sllovaki

Vazo e tretë: Irlandë, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë, Kosovë

Vazo e katërt: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut

Rregulli për gjysmëfinalen: Vazo e parë vs Vazo e katërt; Vazo e dytë vs Vazo e tretë

PJESA TJETËR

GJYSMËFINALE 

Bolivia, Xhamajka, Nju Kaledonia, Surinejm

DY EKIPET E NJOHURA PËR FINALEN

Republika Demokratike e Kongos, Irak

PANORAMASPORT.AL