Shorti i Champions “bujar” me Shkëndijën dhe Dritën, Egnatia do të përballet me… (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2025 | 0:15

Shorti i Champions “bujar” me Shkëndijën dhe Dritën, Egnatia do të përballet me… (E PLOTË)

Shorti i turit të parë kualifikues në Champions u hodh në orën 14:00. Në Nion të Zvicrës, Egnatia mësoi se do të përballet me Breidablik.

bandicam 2025-06-17 14-00-22-717

Po ashtu dhe dy skuadra të tjera shqiptare, Drita dhe Shkëndija e Tetovës, u njohën me kundërshtarët. Rivalët e tyre do të jenë respektivisht Diferdange dhe Nju Seints.

Datat 8 dhe 9 korrik do të jenë për ndeshjet e para, 15 dhe 16 korrik për sfidat e kthimit. Egnatia dhe Drita i luajnë ndeshjet e para në shtëpi, teksa Shkëndija e nis në transfertë.

Në Zvicër, siç Egnatia ka njoftuar, ishte i pranishëm edhe presidenti Demrozi me drejtorin Klejdi Zenelaj.

SHORTI I TURIT TË PARË NË CHAMPIONS

Egnatia – Breidablik

Nju Saints – Shkëndija e Tetovës

Drita – Diferdanzh

bandicam 2025-06-17 14-24-00-430

bandicam 2025-06-17 14-24-09-688

PANORAMASPORT.AL