Postuar: Gusht 4, 2015 | 20:36
Shkumbini, merkato nis nga porta
Skuadra e Shkumbinit i është rikthyer dje fazës përgatitore pas takimit miqësor të zhvilluar në Kavajë përballë Besës, ku bardhekaltrit u mundën me rezultatin 2-0.
Për trajnerin File, rezultati i ndeshjes nuk ka pasur shumë rëndësi, pasi ky test i shërbeu teknikut elbasanas për të parë gjendjen fizike të futbollistëve të tij.
Sa i takon merkatos, duhet thënë se megjithëse nuk ka asnjë prurje të re, drejtuesit e klubit kanë pohuar se do të ndërhyhet për të përforcuar disa reparte. Kështu pritet që të afrohet një portier, pasi titullari i sezonit të shkuar Ajazi, momentalisht është i vetëm. Por, përveç portës, pritet që të ketë edhe afrime të tjetra nga kampionati ynë.
Përgatiti: Fatmir Ahmeti













