Shkodranët nuk humbasin kohë, direkt në fushë për ndeshjen e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2025 | 19:11

Shkodranët nuk humbasin kohë, direkt në fushë për ndeshjen e radhës

Pavarësisht se Vllaznia zhvilloi ndeshje në fillim jave, ditën e martë konkretisht ndaj Tiranës, kuqeblutë nuk kanë qëndruar pushim ditën e mërkurë.

vllaznia

Skuadra e drejtuar nga Brdariç është shfaqur sërish në fushë, duke nisur kështu përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Skënderbeut, duel që do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Seanca stërvitore e Vllaznisë megjithatë ka qenë e një formati çlodhës dhe rikuperues. Në mënyrë që futbollistët të mos marrin mbingarkesë në muskujt e tyre, por as të mos jenë totalisht pushim.

Kjo, pasi kampionati do pushojë mbi 10 ditë dhe futbollistët shkodranë do të kenë ditët e tyre për të pushuar dhe relaksuar. Po ashtu, grupi i futbollistëve nën urdhrat e Brdariç ka qenë i plotë. Me lojtarë si Repaj, Qarri apo Spahija, që ende duhet të kapin ritmin e skuadrës. Duke qenë se vetëm në ditët e fundit janë bashkuar me skuadrën dhe ende nuk janë në 100% të formës së tyre për të dhënë kontributin e tyre me ekipin shkodran.

PANORAMASPORT.AL